“Ajo asht ba”, himni i fushatës 16-ditore kundër dhunës ndaj grave

Në kuadër të aktivitetit 16 Ditë të Aktivizmit, UNDP, UN Women dhe UNFPA, kanë lansuar këngën me titull “Ajo asht ba”, me tekst të krijueses Vlora Konushevci, kompozim të Edon Ramadanit dhe interpretim të Denik Prizrenit.

Kënga synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ngritjen e zërit kundër dhunës në baza gjinore në Kosovë.

16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore është një fushatë ndërkombëtare që mbahet çdo vit nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.

Këtë vit, nën ombrellën e fushatës së Barazisë së Gjeneratës që shënon 25 vjetorin e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, fushata UNiTE, fton njerëzit nga të gjitha sferat e jetës të vetëdijesohen dhe të marrin qëndrim kundër përdhunimit.

Këngën mund ta dëgjoni më poshtë: