Dokumentari “The Diana Investigations” ka zbuluar detaje të reja tronditëse të vdekjes tragjike të Princeshës Diana në një aksident automobilistik në vitin 1997.
Princesha e ndjerë e Uellsit parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik, përpara aksidentit të tmerrshëm në Paris. Sipas një raporti nga Daily Beast, ajo për parandjenjat e saja ishte shprehur qysh dy vjet para.
Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Mishcon. Takimi u zhvillua për t’i “treguar atij për diçka që ajo kishte në mendje”. Mishcon mbajti shënime nga biseda, gjatë së cilës Diana dyshohet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk do t’i përmendte, që e kishin informuar atë “se një aksident automobilistik mund të organizohej”.
Diana me sa duket parashikoi se ajo “ose do të përfundonte e vdekur ose do të plagosej rëndë”
Në gusht 1997, princesha së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed dhe shoferin e saj, Henri Paul, vdiqën.
Ata vdiqën pasi Henri përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Paul ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave me recetë. Megjithatë në momentin tragjik, ai po përpiqej t’u shmangej paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motoçikleta.
Pas vdekjes, Mishcon ia dha shënimin e takimit të tij me Dianën, komisionerit të Policisë Metropolitane të Londrës në atë kohë, Sir Paul Condon. Vetëm pasi pasardhësi i Condon, John Stevens, mori postin, publiku u bë i vetëdijshëm për ekzistencën e shënimit. Ish-komisioneri e kishte mbyllur atë në një kasafortë.
“Kur mjeku ligjor njoftoi hetimin e tij, u sigurova që letra t’i jepej menjëherë mjekut gjyqësor mbretëror. Në atë kohë ishte Michael Burgess dhe më pas u bë Lordi i Drejtësisë Scott Baker”, tha Lordi Stevens për Daily Beast.
Thuhet se kishte dhe një letër të dytë që ishte shkruar nga Diana në tetor 1996. Letra që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme, u shkrua dy muaj pas divorcit të saj nga Princi Charles. Një punonjës i familjes mbretërore e botoi atë në librin e tij të vitit 2003, “A Royal Duty”.
Kujtojmë që “The Diana Investigations” do të shfaqet premierë më 18 gusht në Discovery+./bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALËT E FUNDIT TË PRINCESHËS DIANA, DISA MINUTA PARA SE TË NDËRRONTE JETË