Ajo ishte puthja e jetës sime, ishte vet jeta!

paulo coelho
Paulo Coelho

Ajo ishte puthja që e prisja prej shumë kohësh…

Nga Paulo Coelho:

Ai nuk dëgjonte. U ngrit dhe, duke më vënë duart në flokë, më puthi.
Edhe unë e kapa për flokësh, e përqafova me të gjitha forcat e mia, i kafshova buzët, ndjeva gjuhën e tij të lëvizte në gojën time.
Ishte një puthje që e prisja prej shumë kohësh, një puthje që kishte lindur pranë lumenjve të fëmijërisë sonë, kur ende nuk e kuptonim ç’ishte dashuria.


Një e puthur që kishte mbetur pezull edhe më vonë, kur bridhnim botën me kujtimin e një medalioni, ose kur fshiheshim pas turrave me libra që duhej t’i studionim për një konkurs.
Një puthje që kishte humbur shumë herë dhe që tani  e kishim gjetur më në fund. Në zgjatjen e asaj puthjeje rridhnin vite kërkimesh, zhgënjimesh, ëndrrash të parealizuara.
E putha fort.
Njerëzit e paktë në lokal po shikonin duke  menduar se po shikonin thjesht një puthje. Se ata nuk e dinin që ajo minutë e gjatë ishte përmbledhja e jetës sime dhe e jetës së tij, e jetës së kujtdo që pret ëndrra dhe kërkoin rrugën e vet nën diell.
Në atë minut, ishin të gjitha çastet  gëzimit që kam kaluar.

*Shkëputur nga libri “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”


ObserverKult

_______________________________

Lexo edhe:

Aleksandër Çipa: Aksidentin me ty e ndan një puthje

ishte puthja aleksander

Sa herë në udhëtime ti më përmend rrezikun,
Se shpejtësia për mua është adhurim i vjetër
Unë kam tekën dhe ti këshillën,
kalojmë një rrezik dhe presim një tjetër

Lexo të plotë KETU