Ajo që i jep gëzim jetës

batjar halili leximi

Jeta është frymëzimi im. Është një ftesë për të përfituar nga çdo moment, thotë një shprehje. Epo, unë jam një nga ata që e marr këtë ftesë shumë seriozisht.

Nga Batjar Halili

E kuptova rëndësinë e jetës kur fillova të hyjë në moshën e rritur të hershme, sepse edhe unë si gjithë adoleshentët e tjerë isha në krijim të identitetit tim. Fillova të zbulojë kuptimin e jetës dhe elementet që më japin gëzim për jetë më të mirë. Mësova të gjejë gëzim në jetë ndërsa po me ecnin vitet, ndërrova vendet për shkak të nevojës për një jetë më të mire. U largova nga të dashurit e mi për një kohë dhe mësova të jetojë vetëm. Nga shkolla e mesme shkova në studime në Tiranë për pesë vite, pastaj u ktheva dhe fillova punë në Kosovë në të njëjtën kohë vazhdoja studimet e magjistraturës në Maqedoni për të vazhduar më pas në Turqi ato të doktoraturës.

Njoha shumë kultura, jetova veten, pashë jetën jashtë familjes, mësova shumë gjëra, përjetova shumë aventura, i pashë nga afër shumë gjëra të përmasave të normales dhe jo normales. Kur mbarova adoleshencën e zgjatur, kuptova që formula e punës nuk ishte aq e komplikuar sa e kisha besuar unë edhe e arrita në një moshë të re të bëhem mësimdhënës. Puna nuk ishte problem në rrjedhat e jetës sepse që student bëja edhe punën e gazetarit dhe kështu fillova të kalitem me intrigat dhe vështirësitë e punës në mentalitetin ballkanik.

Por, pavarësisht se mund të keni shumë kreativitet, kulturë ose art, një punë apo një hobi që doni ta bëni me me patjetër gjithmonë arrihet më lehtë dhe rruga drejt tij bëhet më e këndshme nëse shoqërohet me një partner (grua, të dashur / burrë, i dashur) me të cilin merreni vesh, kuptoheni dhe mbështeteni, nëse ndodh kjo atëherë 80 për qind e punës është në rregull.

Në rastin tim personi me të cilin jam i martuar më bën të jem dikush. Mund të them se është fakt që martesa ime sot, është  përcaktuesja e tërë e jetës sime dhe shkaku pse unë jam shumë i lumtur. Për arsye se përmbajtja dhe cilësia e marrëdhënies time është një faktor që ndikon drejtpërdrejt në gëzimin tim të jetës.

Si përfundim unë do t’ju thoja shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur të gjithë juve që jeni të rinj dhe të reja, pra, jeni në fillim të rrugëtimit tuaj: Për personin që merrni në jetën tuaj le të jetë kriteri juaj kryesor “komunikimi (biseda me njëri-tjetrin)”. Kudo dhe me këdo që jeni, larg apo afër, për çfarëdolloj tematike apo çështjeje, nga fusha të ndryshme; librat, filmat dhe nga jeta e përditshme me fëmijët, me prindërit dhe me gjyshërit etj. Edhe pse kjo duket shumë e thjeshtë, nuk është aq e lehtë të jesh në gjendje të flasësh për çdo temë dhe të qeshësh së bashku me personin me të cilin je. Por komunikimi dhe mirëkuptimi janë çelësi që i hapin të gjitha dyert.
Le të jetë dikush me të cilin mund të shpreheni. Mos u angazhoni në marrëdhënie komplekse.
Nëse themeli i një marrëdhënieje nuk bazohet në një komunikim të fortëm, mbi të gjitha, ju filloni të thithni energjinë e jetës së njëri – tjetrit dhe pas një kohe nuk keni se çka të ndani dhe pastaj pason një shkëputje, e cila shoqërohet me shumë probleme mbrapa. Prandaj është tejet e rëndësishme zgjedhja që bëni, pjekuria që tregoni në të sjellur dhe maturia që reflektoni në marrëdhënie, është çështje ekulibrash, por këta ekulibra ruhen vetëm nëse keni personin e duhur që e mban anën tjetër të litarit për të mos u këputur. Kështu që mund të themi se jeta është si të ngasësh biçikletën. Është e nevojshme të vazhdoni të lëvizni në mënyrë që të qëndroni në ekuilibër. Mirëpo, udhëtimi nuk vazhdohet me një bicikletë me rrota të shfryra sepse humb ekulibri dhe mund të rrëzoheni.  / ObserverKult