Akademia e Shkencave do rikandidojë Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’ në Letërsi

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të kandidojë shkrimtarin e njohur shqiptar me fame botërore, Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’ në Letërsi.

Mësohet se Akademia e Shkencave, në nderim të 85-vjetorit të akademikut, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”, veprimtari që do të mbahet më 28 janar 2021.

Pas kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit për çmimin ‘Nobel’ dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.

142655104 3576581292377021 4664250800856974653 O