Mjeshtri i letërsise shqipe, Ismail Kadare është kandidatura e Shqipërisë për çmimin Nobel 2024.
Asambleja e Akademisë së Shkencave i propozon Akademise suedeze të Nobelit për herë të 24 shkrimtarin shqiptar i përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.
Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave, Shaban Sinani, e ka konfirmuar lajmin në një interviste për emisionin “Pas mesnate”.
Shkrimtari i parë shqiptar që është propozuar për këtë çmim ishte poeti kombetar Gjergj Fishta.
Që prej vitit 1990-te Akademia e Shkencave ka propozuar gjithnjë Kadaren, krahas tij për këtë çmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022, Fatos Kongoli.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al
ObserevrKult
Lexo edhe:
LLORA, POEZI NGA ISMAIL KADARE
Llora nga Ismail Kadare
-I-
Prapë m’u kujtove, Llora.
Dashurinë tonë të shkuar
Prapë ripërtyp
Si demi që ripërtyp barin e livadheve të largët
Natën
Në grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripërtyp
Atë asfalt e zhavorr të zi kërrcitës,
Boritë dhe katrorët mizëri të taksive,
Tabelat e kafeve plot dritë,
Afishe, stacione metrosh
Ku me ty brodha
Nofullat e zemrës
Më dhëmbin
Llora.
-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i një shkretëtire.
Llora,
Më ka marrë malli,
Mall bojë hiri.
Tani nata si një mbulesë vigane
qëndisur me drita anëve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja në perëndim,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult