Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj

Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e Instituteve Albanologjike që ishin në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.

Një ditë pasi miratoi statutin e ri, Kryesia e Akademisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi, i hapi udhë ndryshimeve duke zhbërë vendimet për drejtues të bëra me zgjedhje.

Kësisoj, mbështetur në dispozitën kalimtare të Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi që akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë, Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë, Akad.

Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc. Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve./ ballkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

I BIRI RRËFEN TË PATHËNAT E AKTORIT TË MADH, KADRI ROSHIT

Kliti Roshi, i biri i kolosit të artit shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH foli për jetën dhe punën e aktorit të madh dhe kontributin mbresëlënës që ai la pas.

“Të gjithë artistët e brezit dhe plejadës së Kadri Roshit kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë të gjallë. Ata nuk kanë datë tjetër veçse atë të lindjes. Ky është fati i artistëve të vërtetë,” tha Roshi.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Kliti Roshi do të organizojë një aktivitet në nder të artistit të madh. “Është një aktivitet i cili ka tre vjet që më ka lindur në mendje. Dhe mund të them me gojën plot që është bërë me iniciativën e familjes. Ka pasur ndihma nga kompani të ndryshme private dhe shtetërore.

Po plotësoj një boshllëk timin që e ndieja vërtet si një borxh ndaj tij

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult