Akademia e Shkencave të Shqipërisë përgënjeshtron Artan Fugën: Deklarata të pavërteta…

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë përgënjeshtroi pohimet e një prej anëtarëve të saj, akademikut Artan Fuga.

Akademia e Shkencave publikoi qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e Fugës, si vijon: “Në respektim të etikës akademike dhe të opinionit publik, ndihemi të detyruar të distancohemi e të përgënjeshtrojmë gjithçka që thuhet nga një anëtar i Asamblesë në adresë të saj.

E veçanërisht të deputetëve të nderuar, vetëm për faktin se ata kanë mbështetur e mbështesin reformimin e Akademisë nëpërmjet ligjit të ri dhe jo përmes deklarimeve me sharje, fyerje, denigrime e të pavërteta.

Ligji i ri është produkt i vetë Asamblesë së Akademisë së Shkencave (vetëm me një votë kundër), i hartuar nëpërmjet një procesi publik mbi njëvjeçar, në bashkëpunim me institucione prestigjioze si ALLEA (All European Academies) e Akademia “Leopoldina” e Gjermanisë dhe e miratuar nga Kuvendi në sajë të kontributit të deputetëve, shumicës së tyre, të cilët e votuan me bindjen e plotë se ky ligj do të ishte baza e ndryshimit të shumëpritur, dhe arritjet e gjithanshme, në këto 3 vjet, të vlerësuara nga tërë institucionet bashkëpunuese me Akademinë e Shkencave, e dëshmojnë këtë pritshmëri.

Me këtë qëndrim Kuvendi ndali platformën e propozuar në rrugë private, nëpërmjet lobimeve jashtë-institucionale nga anëtari në fjalë, e cila, të vetmen “risi” kishte privimin nga e drejta e votës e akademikëve mbi 68 vjeç.

Gjithkush e kupton se një propozim i tillë është dhunë e vërtetë dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë së ASHSH.

Efektet e një mase të tillë për interesa të qarta politike u provuan më 2007, e këtë model të Fugës perëndimi e ka dënuar si të paprecedent, me akte të veçanta të ALLEA-s, dhe Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si antikushtetues.

Në rast se deputetët do t’i bindeshin lobimit për platformën, sot z. Fuga jo vetëm s’do të kandidonte dot, por as do të kishte të drejtën e votës, pasi tashmë ka plotësuar kriterin e moshës (mbi 68 vjeç), të vënë nga ai për të tjerët 4 vjet më parë.

Ligji i ri e Statuti i dalë në zbatim të tij garanton kandidimin e lirë të çdo anëtari të Asamblesë dhe  zgjedhjen e akademikëve të rinj e të organeve drejtuese prej vetë Asamblesë e jo prej komisioneve qeveritare, siç do të impononte “modeli” i platformës.

Për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave nuk ka pasur në asnjë rast ankesë për shkelje procedure, deformim vote a moslejim kandidimi, përveç virtualisht nga anëtari i vetëm që s’merr pjesë në votim.

Sa u përket mandateve të anëtarëve të Kryesisë, si ligji i ri, dhe ai i mëparshëm e amendamentet që po shqyrtohen, kanë pasur e kanë të drejtën dhe kufizimin për dy mandate e jo më shumë për të njëjtin funksion”./ATSH

ObserverKult


Artan Fuga

Lexo edhe:

ZGJEDHJET NË AKADEMINË E SHKENCAVE, ARTAN FUGA E KONFIRMON: PO, DO TË KANDIDOJ

Edhe pse duhen muaj që kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave t’i mbarojë mandati dhe të organizohen zgjedhje të tjera, akademik Artan Fuga ka konfirmuar kandidimin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga thotë se ka 3 objektiva që kurrë nuk i braktis.

Postimi i plotë:

Miq, gazetarë, dashamirës më kanë pyetur shpesh: Përse nuk kandidon për vendin e kryetarit të Akademisë të shkencave të Republikës të Shqipërisë?

Deri tani nuk u jam përgjigjur, për mirësjellje por edhe sepse as më parë nuk e kam pasur fare, po fare, si objektiv.
Jam përpjektur për një model tjetër pa asnjë interes personal!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult