Akademiku nga Kosova, Rexhep Ismajli ka dalë kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike në Shqipëri.
Akademiku nga Kosova Rexhep Ismajli ka dalë kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike në Shqipëri. Ai tha se për vendimin duhen pyetur ata që punojnë me albanologjinë.
“Nuk është e pranueshme as e lejueshme të rrezikohen institucionet shkencore. Përkundrazi duhet të shtohen se kemi pak dhe Shqipëria ka detyrime në këtë drejtim. Rrethanat konkrete se di si do të organizohen, por ato duhet t’i gjykojnë studiuesit, veprimtarët që janë drejtpërdrejt në punë me albanologjinë në Shqipëri. Nuk është mirë të bëhet asgjë pa mirëkuptimin e tyre”, tha ai për news24./balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe:
RISHKRIMI I HISTORISË SË SHQIPËRISË/PLASARI: AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TA BËJË, POR TË MOS IMPONOHET ME DHUNË
Historiani Aurel Plasari është përfshirë në debatin për rishkrimin e historisë së Shqipërisë.
I ftuar emisionin “Opinion” në Tv Klan, Plasari është shprehur se është i mendimit që historia mund të rishkruhet. Kjo pasi që dalin në dritë fakte të reja dhe shikohet e shkuara ndryshe.
“Një pjesë e shqetësimit që lind sot është me tekstet që do të prodhojë Akademia e Shkencave. Unë nuk jam pjesë e atij grupi pune në Akademinë e Shkencave. Por i takon që të bëjë këtë gjë, nuk është për të bërë promovime dhe funerale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult