Aktori i njohur, Ardian Cerga tha se nuk e konsideron artist Ermal Mamaqin. Këtë koment e bëri, kohë më parë, teksa po fliste për kinemanë, ku tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli, do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.
“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor”, tha Cerga.
“Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai i ftuar i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku bëri një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin.
Ardian Cerga sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin, por në një kuptim më të gjerë, me fenomenin, transmeton ‘televizoni-24.com’.
“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai.
Ardiani foli gjithashtu dhe për librin “Kohë dashurish të harruara”, ku tregoi se bazohet mbi ngjarje rreth jetës së tij. Ai tha se e ka shkruar për vetëm 20 ditë.
ObserverKult
Lexo edhe:
FLASIN AKTORËT: PRAPASKENAT, SI U KRIJUA FILMI “NË ÇDO STINË”!
Kanë kaluar 40 vjet që atëherë. Ata nuk janë më të rinj të hedhur, ëndërrimtarë. Vitet kanë lënë gjurmën e tyre te secili, por e pandryshuar ka mbetur ndjesia e asaj premiere 40 vjet më parë, kur të gjithë i gëzoheshin suksesit të paimagjinueshëm të filmit “Në çdo stinë” me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Bashkim Hoxhës.
Aktorja Anisa Markarian na solli kohë më parë atmosferën e 5 prillit 1981 përmes kujtimeve të protagonistëve: prapaskenat e filmit, përzgjedhja e aktorëve, batutat. Por, a do ketë një vazhdim të “Në çdo stinë”? Për më tepër rrëfen Anisa Markarian…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult