Aktori i njohur Astrit Çerma shquhet për ironinë e tij ndaj fenomeneve shqetësuese në shoqëri, politikë e patjetër në fushën e kulturës.
Kohë më parë nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai është shprehur se emisionet e humorit sot, as nuk krahasohen me humorin që është bërë dikur nga estrada, apo profesionistët.
Astrit Çerma ka shënjestruar drejtpërdrejtë “Portokallinë”, “Alpazarin” “Kosheren”, të cilat sipas tij nuk mund ta konsiderojnë veten si tabani “i humorit shqiptar”.
“Shikoj këto “portokallijt”, “al pazaret” e “kosheret”, që me xhinglat e minglat e quajnë vetën si tabani i “humorit kombëtar”, dhe, nuk guxoj t’i krahasoj as me estradat, jo më profesioniste, por as të ndërrmarrjeve që ishin në atë kohë…
E di që, do të më tallin se “kam mbetur mbrapa”, por…gjithë ky përparim, dua s’dua aty më çon…
A.Çerma.”- shkruan aktori.
ObserverKult
Lexo edhe:
LEGJENDA E HUMORIT SHKODRAN, BESNIK ÇINARI: MË SHUMË BUKË, MË SHUMË KULTURË PËR POPULLIN SHQIPTAR!
Legjenda e humorit shkodran, Besnik Çinari, erdhi në një rrëfim, kohë më parë, për ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën, në News24, për jetën pas largimit nga teatri ‘Migjeni’ në Shkodër. Besniku nuk ngurroi të jepte këshilla për aktorët e rinj të humorit në Shqipëri.
“Unë shoh shumë pak humor tani. Të gjithë janë shumë të mirë, ka të talentuar, por doza e banalitetit është pak e tepruar. Edhe ne kemi e kemi përdorur në kohën tonë, por fjalë me dy kuptime, humori shkodran nuk e toleron banalitetit.
Një tjetër gjë që doja të theksoja është mungesa e shkrimeve, aktorët e rinj të humorit nuk shkruajnë vetë, dhe gjatë do jetojnë vetëm ata që arrijnë t’i bëjnë shkrimet vetë”- u shpreh legjenda e humorit, Besnik Çinari.
I pyetur për aktualitetin politik në vend aktori nuk i kurseu kritikat duke dhënë dhe një mesazh për politikën në vend.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult