Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre

Aktori amerikan, fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Në një karrierë të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada, ai mori dy çmime Oscar, dy Bafta, katër Golden Globes dhe një Screen Actors Guild Award.

Përmes një deklarate nga sherifi i rajonit të Santa Fe në New Mexico u konfirmua vdekja e tyre.

“Ne mund të konfirmojmë se si Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Sunset Trail”.

Hackman fitoi Oscarin për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle në thrillerin e William Friedkin të vitit 1971 The French Connection dhe një tjetër për aktorin më të mirë në rolin e dytë për rolin e Little Bill Daggett në filmin Western të Clint Eastwood, Unforgiven në 1992, raporton BBC.

Sherifi i rajonit të Santa Fe, Adan Mendoza konfirmoi lajmin për mediat lokale . Lajmi u konfirmua më vonë për agjencinë e lajmeve Press Association. Hackman ishte 95 vjeç dhe gruaja e tij 63.

Mendoza tha se nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm për “veprime të dyshimta”. Por ai nuk dha shkakun e vdekjes apo se kur mund të kishte vdekur çifti.

“Gjithçka që mund të them është se jemi në mes të një hetimi paraprak për vdekjen, duke pritur miratimin e një urdhri kontrolli”./rtv21

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR KOSOVAR, LULZIM REXHA