Aktori i Broadwayt, Nick Cordero ka vdekur në moshën 41-vjeçare, pas komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij Amanda Kloots.
“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Bashkëshorti im i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, këngët dhe lutjet ndërsa u largua nga kjo botë”, ka shkruar Kloots në “Instagram”.
Kloots vazhdimisht ka dhënë informacione në Instagram për gjendjen e bashkëshortit të tij, ndërsa ai ka luftuar me virusin dhe komplikimet, përfshirë amputimin e njërës këmbë. Cordero ka luftuar me COVID-19 për 95 ditë.
I lindur në Kanada, Cordero është rritur në Hamilton të Ontarios dhe më pas ka kaluar në New York.
Në vitin 2014 është nominuar për çmimin “Tony” dhe “Drama Desk” për rolin e tij në “Bullets Over Broadway”, një rol që i siguroi atij edhe çmimin e “Theatre World” dhe “Outer Critics Circle”.