Aktori i njohur, Danny Glover, vizitoi muzeun “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, e shikon edhe filmin për heroin tonë

Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.

Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e heroit kombëtar të shqiptarëve.

Ka qenë bashkia Tiranë që i ka dërguar një ftesë producentit të njohur i cili e ka pranuar me kënaqësi. Kjo sidomos për të mësuar më shumë mbi heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e Shqipërisë.

Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion. Ai është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion “Lethal Weapon”, duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci.

Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2.

Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar./ Shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

FËMIJA GJENI QË DINTE E PËRMENDËSH TËRË FILMIN “SKËNDERBEU”

Ylli Polovina 

 Kur në kinemanë e qytetit të Beratit filloi seanca e parë e shfaqjes së filmit “Skënderbeu”, fillimdhjetor 1953, te punonjësi që rrinte para derës dhe lejonte hyrjen e shikuesve vetëm kundrejt një bilete të blerë. Xha Hali, u afrua një fëmijë i vogël sapombushur të tetë vjeçët.


Pa e fshehur sikletin se po i kërkonte një gjë të “turpshme”, hyrjen pa biletë ai lutjen ia bëri gjithsesi duke e parë kurajshëm në sy.


Xha Hali qe mësuar me bashkëqytetës që i ndërhynin të shihnin ndonjë film pa lekë dhe në këtë punë nuk ishte fort dorëlëshuar, por vocërraku i atyre çasteve me vështrimin e tij e preku në zemër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult