Aktori i njohur hollivudian, Robert Miano ndodhet në Shqipëri prej dy javësh ku po merr pjesë në xhirimet e një filmi me regjisor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka dhe Marin Hoxha.
Miano shpreh vlerësimin e tij të lartë për kryeqytetin shqiptar teksa e ka cilësuar si të ardhmen e Ebropës.
“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Evropës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.
Ndërkohë regjisori Fatmir Doga shprehet në rrjete sociale se është një nder për të që të punoj sërish me Mianon, pasi më parë ka bashkëpunuar në vitin 2012 në Hollywood, e tashmë është radha për një film në Shqipëri.
Robert Miano ka bashkëpunuar krah emrave të mëdhenj të kinematografisë si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro.
Videon e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
REVOLTA E AKTORIT TË NJOHUR QË IKU NGA SHQIPËRIA NË TË ’90-TAT: SA TRAGJEDI, SA VUAJTJE E SA PAK GËZIME…
Nikolla Llambro, Athinë
Besoj do ketë qenë mesi i shkurtit në fillim të viteve 90-të. Herët në mëngjes prisja autobusin e linjës urban për të shkuar në punë.
Një erë e ftohtë dhe e thatë më kishte strukur në një cep duke u dridhur lehtë nga të ftohtit.
Era ngrinte vorbulla herë-herë, aty këtu, si “tajfunë” të vegjël duke marrë me vete lloj-lloj mbeturinash, ambalazhe të ndryshme, kuti cigaresh, gjethe pemësh të vonuara, copa letrash, gazetash, sende që rrokulliseshin me tinguj e zhurma sipas llojit. Ato herë ndaleshin, herë lëviznin sipas ritmit e qejfit të erës së ftohtë fishkëlluese.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult