Që nga dita e djeshme, aktori i njohur i humorit, Koço Devole, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, në Spitalin Infektiv.
Në këto orë të fundit, aktori po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi Devole është konfirmuar negativ për Covid-19 ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leukemisë që aktori vuante më herët, ka thënë i biri për mediat.
“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë i biri i Devoles.
Ndërkohë është publikuar edhe një foto e aktorit brenda spitalit infektiv në krah të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero./abcnews/