Aktori i njohur ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare

Aktori Anthony Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar për fansat nga zëdhënësit e Anthony, që treguan se aktori i njohur ndahet nga jeta. Ndërkohë, shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende për publikun.

“Kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”, u shprehën zëdhënësit për mediat, transmeton ‘lapsi.al’.

Johnson njihet më së shumti për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”.  

Ai gjithashtu ka luajtur në filmat: “House Party, “Menace II Society” dhe “Lethal Weapon 3”.

Aktori i njohur ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare…

LEXO EDHE: Ndërroi jetë aktorja e njohur, Jane Powell

Aktorja e njohur, Jane Powell ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore në moshën 92-vjeçare.

Këtë lajm të trishtë e konfirmoi zëdhënësja e familjes, Susan Granger.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Suzanne Lorraine Burce, e nisi karrierën e saj si këngëtare.

Rrugëtimi i gjatë dhe i suksesshëm në aktrim nisi me filmin “Song of the Open Road”, ku ajo luajti një personazh të quajtur Jane Powell dhe e mbajti këtë emër përgjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës, transmeton ‘lapsi.al’.

Filmat e saj më të njohur

Ndër filmat e saj më të njohur në vitet 1940 dhe ’50 ishin “Royal Wedding” dhe “Seven Brides for Seven Brothers.” Përveç karrierës filmike, Powell performoi në turne të prodhimeve muzikore duke përfshirë My Fair Lady, The Sound of Music dhe Carousel….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU