Aktori, Wentworth Miller, ka zbuluar së fundmi se është diagnostikuar me autizëm një vit më parë.
Përmes rrjetit të tij social, Instagram, Miller ka publikuar foton e një katrori të bardhë, transmeton ‘lapsi.al’.
“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetëdiagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar.Nuk dija shumë për autizmin. (Ka shumë për të ditur) Tani për tani puna ime duket sikur po zhvillon mirëkuptimin tim. Rishqyrtimi i 5 dekadave të përvojës së jetuar përmes një lente të re”, u shpreh aktori.