Aktori Noel Clarke, së fundmi ka thyer heshtjen pas akuzave nga 20 femra për ngacmim seksual.
Përmes një deklarate për shtyp, Noel mohoi të ketë ndodhur dicka e tillë megjithatë u shpreh se do të kërkonte ndihmë profesionale për të ndryshuar në të mirë.
“Raportet e fundit, megjithatë, ma kanë bërë të qartë se disa nga veprimet e mia kanë prekur njerëzit në mënyra që unë nuk i kisha ndërmend.
Për ata individë, më vjen keq. Unë do të kërkoj ndihmë profesionale për të edukuar veten dhe për të ndryshuar për mirë”, deklaroi aktori.