Aktori që për 25 vjet me radhë i shkruan gruas çdo ditë poezi

Aktori Peter Gordon, për më shumë se dy dekada, shkroi vargje për gruan e tij, Alison, dhe vazhdoi këtë edhe pasi ajo vdiq.

Tani kur ai është 87 vjeç, familja e tij ka krijuar një faqe në internet, “Një Dashuri në Vargje”, për të ndarë poezitë e tij me lexuesit.

Tridhjetë vite më parë, si për shaka, aktori shkroi një poezi për gruan e tij dhe e la nën jastëkun e saj. Asaj i pëlqeu dhe që atëherë ai vazhdoi të shkruante, çdo ditë, për 25 vjet.

“Siç kisha shpresuar, ajo u kënaq shumë për këtë. Kështu vazhdova t’i shndërroj këto vargje në poezi të shkurta dhe fillova t’i shkruaja për çdo ditë. Kështu u bë zakon”, u shpreh Gordon.

Edhe sot e kësaj dite, Gordon vazhdon të publikojë mijëra poezi që ai ka shkruar për Alisonin, edhe pse ajo ka vdekur tash e katër vite.

Peter, u takua me Alison King në vitin 1971, lidhjen e filluan në 1973, derisa u martuan një vit më vonë. Në fund të viteve të ’70-ta ata u bënë prindër të dy vajzave Cassie dhe Anna.

“Unë dua të nderoj dashurinë që kemi, dhe mendoj se ia vlen t’i bëj njerëzit të dinë për këtë,” tha ai./ ObserverKult