Aktori revoltohet nga gjendja në Shqipëri, shet teatrin e tij

Një lajm jo i këndshëm vjen nga Genti Kame. Aktori i mirënjohur i shumë roleve në skenat shqiptare ka hequr dorë nga prona e tij “Teatri Kame”. Ai ka vendosur ta shesë dhe diçka të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Genti Kames:

”Të nderuar miq dhe dashamirës. Pas 16 vjetësh si promovues të kulturës dhe turizmit me besimin dhe përkrahjen tuaj të paçmuar, Teater Kame, për arsye mërgimi del në shitje me një nga çmimet më ballafaquese në tregun e pronave.

Duke ju falënderuar për besnikërinë, mbështetjen dhe miqësinë tuaj, ju urojmë shëndet dhe fat të mbarë. Përzemërsisht, Teater Kame”, – shkruan Genti që dëshiron të shesë biznesin e tij unik.

Ai më poshtë ka komentuar dhe në lidhje me vendimin e tij për të shitur investimin e 16 viteve.

“Problemi eshte se kemi nje popull artdashes por të varfër dhe pushtetarë të pasur por idiotë. Përqafime”, – shkruan ai në një koment.

Postimi i aktorit Genti Kame

——————————————————————————————

LEXO EDHE: Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare për Fëmijë “shkrihen” në një godinë

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka shpallur tenderin për hartimin e një projekti, për ndërtimin e një qendre multi-funksionale për fëmijë.

Projekti i “Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave”, konsiston në kalimin në një godinë të vetme, të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Si dhe Teatrit të Kukullave, të cilat aktualisht ndodhen në dy zona të ndryshme.

Referuar projektit, vendndodhja e re do të jetë Parku i Liqenit, përgjatë rrugës Dora Distria, përpara kryqëzimit me rrugën Sami Frashëri në Tiranë. transmeton “scan-tv.com”.

“Qendra do të përkufizojë minimalisht sa vijon: Salla ekspozimi, Teatër kukullash, Hapësira mësimi dhe rekreacioni. Mjedise ndihmëse dhe funksionale, Mjediset publike, në funksion të aktiviteteve kulturore” shkruhet në detajet e projektit.

Afati kohor për hartimin e projektit është 1 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues, ndërsa fondi i vënë në dispozicion është 41.6 milionë lekë.