Aktori Sean Penn rrëfen përvojën e kalimit të kufirit Ukrainë-Poloni: Ishte tronditëse

Sean Penn rrëfen përvojën e kalimit të kufirit Ukrainë-Poloni

Aktori i njohur Sean Penn së fundmi ka rrëfyer për përvojën tij të kalimit të kufirit nga Ukraina në Poloni.

“Ne kishim luksin që të mund të braktisnim një automjet me qira në anë të rrugës. Kjo ishte një gjë befasuese për mua; ishin kryesisht gra dhe fëmijë, disa në grupe dhe disa vetëm një nënë dhe fëmija i saj”, shpjegoi ai në Anderson Cooper 360. “Në disa raste, babai i linte dhe kthehej, sepse ne e dimë që nga 18 deri në 60, burrat nuk duhet të largohen, duhet të qëndrojnë në rezistencën kundër Rusisë”.

Më tutje, Penn shton: “Unë nuk pashë asnjë bagazh. Ishte sikur ata donin të besonin se do të ktheheshin shpejt. Kishte një gatishmëri për t’u larguar për shkak të numrit të jashtëzakonshëm të njerëzve që largoheshin jashtë vendit tani. Pra, makina është gjithçka që kanë, përveç atyre që kanë familje ose miq që mund t’i ndihmojnë në anën tjetër. Në disa milje që ecëm pasi braktisëm makinën tonë, nuk pashë makina të lëviznin. Ishte një kolonë që pothuajse nuk lëvizte fare. Dhe pastaj arrin atje dhe sheh të gjithë ata njerëz që kanë ecur në atë turmë”.

“Isha i lumtur. Jo për gjërat që po ndodhin në këtë moment, por për përvojën. Të përjetoje kalimin e kufirit në atë formë… çfarë do të thotë të ulesh atje për disa ditë dhe të presësh”, rrëfeu aktori, transmeton ‘lapsi.al’.

Sean mbërriti në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, javën e kaluar për të punuar në një dokumentar rreth pushtimit të vazhdueshëm rus. Ai u pa më parë duke u takuar me trupat ukrainase në vijën e frontit i veshur me një helmetë dhe veshje mbrojtëse.

—————-

Lexo edhe:

SULMI RUS NË UKRAINË, 1000 SHKRIMTARË KUNDËR LUFTËS

ObserverKult