Aktori shqiptar: Nënës i vinte turp për mua kur vinte në shkollë

Aktori i njohur i humorit, Marin Orhanasi ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se Luan Topi”.

Aktori ka rrëfyer mbi jetën e tij personale dhe atë profesionale.

“Doja të luaja bilardo të mos bëja mësim. Teatrin e kam nisur për të justifikuar mungesat në shkollë sepse nënës time i vinte turp kur vinte në shkollë dhe shikonte mungesat e mia.

Ka qenë një rast kur duhet të bëja një hartim dhe zysha e dinte që unë nuk doja të bëja mësim.

 “Shkruaje “ më tha dhe dil pastaj. Tema ishte si i kaluat pushimet verore dhe unë kam shkruar vetëm “Mirë faleminderit, si ke qenë ti?”- tha aktori./

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORI SHQIPTAR FLET PËR IMITIMIN E PERSONAZHEVE POLITIKE: SHPESH MËRZITEN, POR NUK ËSHTË SE MËRZITEMI NE…

Aktori i njohur shqiptar, Florian Binaj, ka folur si rrallë herë për personazhet publike që ai imiton.

Binaj, i cili njihet si një nga aktorët që ka imituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, është shprehur në një intervistë për moderatoren Roza Lati se si politikanët mërziten që imitohen. Pra në një lloj mënyre ku figura e tyre del keq.

Por, Binaj është shprehur se qëllimi i imitimit është pikërisht të nxjerrë diçka që nuk bën, ndaj nuk ka rëndësi edhe nëse ato figura politike mërziten.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult