Ai i është drejtuar personave që kanë performuar atje apo kanë parë ndonjë shfaqje se nuk do ta harrojnë kurrë aromën e tij.
“E trishtë, të thuash; Lamtumirë Teatri im dhe i juaji ! Kush ka luajtur, apo ka ndjekur shfaqje në atë teatër, jam i bindur qe kurrë nuk do të donte të harronte aromën e atij “Buti të vjetër”. Sido që të bëhet Ena e re, do t’i duhen shumë vite e histori, të marrë atë shije dhe ndjesi. Do bëj çmos të të mbaj sa më gjatë. TURPI do t’i ndjekë për jetë, ata që e bënë dhe ata që ishin dakort që të ndodhte…”, ka shkruar aktori.