Aktorja e famshme diagnostikohet me kancer

Aktorja koreano-jugore Park So Dam, e cila u bë e famshme falë rolit të saj në filmin që fitoi çmimin Oskar “Parasite” është diagnostikuar me kancer të tiroides. Park, 30 vjeçe, u diagnostikua me kancer gjatë një kontrolli rutinë. Më pas ajo i është nënshtruar një operacioni.

Kanceri papilar i tiroides është lloji më i zakonshëm i kancerit të tiroides. Këtë e ka konstatuar Shërbimi Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Normalisht prek njerëzit nën 40 vjeç. Veçanërisht nga kjo preken gratë dhe ka tendencë të jetë më i lehtë për t’u trajtuar. Trajtohet më lehtë se llojet e tjera të kancerit të tiroides./dritare.net

Park So Dam

—————————————————-

Lexo edhe: SHFAQET AKTORJA E NJOHUR PAS DIAGNOSTIKIMIT ME SËMUNDJEN E RËNDË

Aktorja e njohur, Christina Applegate, është shfaqur së fundmi në publik pas diagnostikimit me sklerozë multiple.

Aktorja ndodhej në sheshxhirimin e sezonit të tretë të serialit të Netflix “Dead to me”. Ajo ndodhej në një nga plazhet e Malibu së bashku me bashkëprotagonisten e serialit Linda Cardellini. 

Në serial Christina luan si Jen Harding, një nënë, e ve, që krijon një miqësi me Judy Hale (Cardellini) kur takohen në një grup mbështetës.

Hale është një asistente e kujdesit shëndetësor të cilës i ka vdekur i fejuari dhe ka pësuar pesë aborte, transmeton ‘lapsi.al’.

”Dead to me” do të publikonte sezonin e tretë dhe të fundit në muajin korrik 2020, por për shkak të pandemisë COVID-19 prodhimi u…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult