Gwyneth Paltrow ka treguar se po përjeton ende simptoma një vit pasi u infektua me koronavirus.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Today, aktorja dha një azhurnim mbi procesin e rimëkëmbjes së saj. Ku tregoi se ende po vuan nga lodhja dhe mjegulla e trurit, transmeton ‘tirananews.al’.
Dhe më parë, aktorja rrëfeu për revistën ‘People’ se bashkëshorti i saj, Brad Falchuk, po vuante gjithashtu nga simptomat e zgjatura.
“Atij iu rikthye shija dhe nuhatja nëntë muaj pasi kaloi virusin. Por ka kaq shumë njerëz që po e kalojnë dhe ne po bëhemi më mirë gjatë gjithë kohës”, tha aktorja.