Aktorja Matoshi: Dashninë që nuk ma falni sa jam gjallë, mos ma jipni as ditën që vdes!

Pas vdekjes së gazetares dhe muzicientes Violeta Rexhepagiq, aktorja Ardiana Matoshi ka reaguar ndaj asaj që ajo e cilëson si hipokrizi të njerëzve karshi personaliteteve me vlera në vendin tonë.

“Tan jetën ja kushtojmë artit, skenës, publikut…
N’rrugë duhemi me konë gjithmonë t’u buzëqeshë, me argëtu secilin qytetarë edhe jashtë orarit t’punës. Se me bo pak me konë n’mendime ta veshin ni artikull që ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull”, thotë Matoshi.

“E jetojmë një jetë t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharruëshëm me mbishkrimin “do t’kujtojmë çdo ditë”.

Dashninë që nuk ma falni sa jom gjallë, haram ju koftë krejtve qe e rujnë për diten kur kom me vdekë…”, përfundon ajo./ ObserverKult