Aktorja shqiptare: Big Brother më ka lënë me pasoja…

Monika Lubonja, përveç se një aktore me karrierë të suksesshme, është komentuar për eksperiencën e saj në reality show Big Brother VIP.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ajo tregoi se si e përjetoi daljen nga formati.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë.

Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan.

Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falënderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”, u shpreh aktorja./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MONIKA LUBONJA FOLI PËR SKENËN E SIKLETSHME TË PUTHJES ME TIMO FLLOKON

Aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar kohë më parë në emisionin “Thumb” ku tregoi dhe një ndër situatat më të sikletshme gjatë xhirimit të filmit “Përdhunuesit” me aktorin e njohur Sheri Mita. Por ajo foli edhe për disa nga skenat me aktorin Timo Flloko.

“Kisha në krah Timo Fllokon, këtu kishte një problem tjetër. Timo ka qenë mik i familjes sime. Darkonin në shtëpinë time dhe i thoja ti do më futësh në shkollë teatri.

Unë u bëra aktore dhe do luanim bashkë. Timoja ja bënte: ‘Bobo kjo është dhe goca e mikut tim si ta puth këtë.’

Dikush në prapaskenë i thoshte ‘Timo të pa Genci’, bashkëshorti im dhe Timo u bë akull. Që në atë kohë sa herë shikonte Gencin i thoshte : ‘Përshëndetje si je (me siklet).’

Skena e ‘përdhunimit’ u bë vetëm njëherë, dhe tani që e kujtoj drídhem. Kisha veshur një fund të gjatë dhe e ngrita pak, një bluzë pak të hapur. Kur më vjen një operator më ngre fundin lart. Hajde se s’do rrimë me ty tha.

Ndërkohë Sheri që thotë ‘si je mirë?’ Mirë i them ke të fala nga babi, edhe ai ishte miku i babit. Dhe pastaj ishte momenti që Sheri do më hiqte sytjenat, ishte e madhe në atë kohë“, rrëfeu Monika.

Mirëpo síkleti më i madh për aktoren duket se ishte se çfarë do të mendonte bashkëshorti i saj për këto skena.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult