Al Winans: Veterani i pastrehë

Poezi nga Al Winans

Ai fle në porta
Ose në stola parku
Nuk dëshiron të shkojë
Në ndonjë strehimore
Bile as atëherë kur e shpojnë
Me peshën e rëndë
Të dajakut të policit

Nën kërcënimin me burg
Ai mblidhet kulaç në pozicion fetusi
Dhe mbyll sytë
Përpiqet t’i bllokojë kujtimet nga Vietnami
Ankthet që i sillen e pështillen në kokë
Si helikat e helikopterit

Alkooli dhe droga
Vitet e dështuara
Mblidhen si gjinkalla
Brenda kitarës kafkore të mendjes së tij
Luajnë gjithë natën e lume rapsodi në kokën e tij

Trubadur luftëtar me prejardhje faraonike
Zëdhënës fytyrëzbehtë i fiseve të humbura
I maskuar si kalimtar i pastrehë

Poet profet i bukurisë
Dhe i të gjitha papërsosmërive të saj
I magjepsur nga rrugët
I puthur nga engjëjt
I lënë pas dore e i tharë si
Arë gruri e pambikëqyrur në Kanzas.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Al Winans

Lexo edhe:

FARUK ŠEHIĆ: SHËTITJA NËPËR SREBRENICË

Kur isha në Srebrenicë për herë të parë
Duke depërtuar nëpër ajër për shkak të lebetisë i dendur si xhelatinë
Ecja nëpër qytet që është zhvendosur nën dhe
Në të më shumë kishte qen endacakë sesa njerëz në rrugë
Gjithçka që shihja shndërrohej në diçka tjetër
Shtëpia këtu nuk është shtëpi si kudo tjetër
Rentieri i saj është vdekja
Flora për mua ishte diçka e huaj, edhepse ngado që shkoj së pari i njoh bimët
Ama gjithçka që shihja më tregonte se këtu kisha qenë goxha moti
Aq shumë fotografitë dhe imazhet televizive m’u kishin ngulitur në kujtesë
Forca e gravitetit ngadalëson hapat dhe gjuhën
Çdo vizitë në këtë qytet është e barabartë me pelegrinazh, sidomos kur je
në të për herë të parë, atëherë je i mahnitur dhe i pagojë
Me t’u kthyer në Sarajevë më është dashur të jepja gjak
Pulsi i natës të lodrojë në trup dhe që të pashisë dhimbjen
Mospajtimin midis forcës fizike dhe trishtimit të humbjes njerëzore, sall aty
e kam kuptuar…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU