Alain Delon mbush sot 86 vjeç. Aktori, regjisori dhe producenti francez lindi më 8 nëntor 1935 në Sceaux.
“Dita jonë” e nisi urimin për aktorin e famshëm me një shprehje të tij: “Në jetë kam pasur dhe kam marrë shumë, por lumturinë e vërtetë e kam provuar, vetëm kur kam dhuruar”.
Alain Delon njihet si një nga aktorët më të shquar të Evropës.
Delon mori vlerësimin e kritikëve për role në filma si “Purple Noon” në 1960, “Rocco and His Brothers 1960”, “L’Eclisse” në 1962. “Leopardi” në 1963, “Le Samouraï” në 1967, “La Piscine” në 1969. “Le Cercle Rouge” në 1970, “Un flic” në 1972 dhe “Monsieur Klein” në 1976.
Gjatë karrierës së tij, Delon punoi me shumë regjisorë të njohur, duke përfshirë Luchino Visconti, Jean-Luc Godard. Jean-Pierre Melville, Michelangelo Antonioni dhe Louis Malle. Ai mori nënshtetësinë zvicerane në vitin 1999, transmeton ‘a2news.com’.
Në vitin 1985, ai fitoi çmimin César për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Notre histoire” në 1984. Në vitin 1991, ai mori Legjionin e Nderit të Francës.
Në Festivalin e 45-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ai fitoi Ariun e Artë të Nderit. Në Festivalin e Filmit në Kanë 2019, ai mori Palmën e Artë të Nderit.
Para se të bëhej yll filmi, Delon ka bërë disa punë. Në moshën 14-vjeçare filloi të punonte në dyqanin e njerkut të tij. She më vonë u bë parashutist në marinën franceze.
Vetëm pasi u transferua në Romë, ai u afrua më shumë me botën e kinemasë. Derisa u bë një nga aktorët më të pëlqyer të historisë kinematografike.
LEXO EDHE: ALAIN DELON: KUR TË LARGOHEM NGA KJO BOTË NUK DO NDJEJ KEQARDHJE