Alarmon gazetari i njohur: Mora dy kërcënime me jetë për ato që thashë për Big Brother

Çdo ditë, moderatorët e emisionit “Wake Up”, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, komentojnë ngjarjet më të nxehta të “Big Brother VIP2”.

Ata kanë në dispozicion vetëm 5 minuta që të flasin për momentet më pikante që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata japin mendimet e tyre për debatet apo ngjarjeve që komentohen shumë edhe në rrjet.

E kur fansave të banorëve nuk u pëlqen një koment që moderatorët bëjnë, menjëherë u shkruajnë në rrjetet sociale ku i ofendojnë dhe kërcënojnë.

Gazetari i njohur, Blendi Salaj, teksa po komentonte disa momente të forta në BB VIP, tha se ka marrë dy kërcënime për jetë.

“Dje mora dy kërcënime me jetë nga ato që thamë dje në emision për Big Brother VIP. Ishin fansat e njërit prej banorëve të BB VIP që nuk dua t’i them emrin. Të cilët do t’i delegoj në polici se jam shumë i shqetësuar”, tha Salaj.

Kujtojmë se gazetari nuk është i vetmi që ka marrë kërcënime me jetë. Në fakt që kur ka nisur ky edicion i reality show-t, personazhet e njohur që kanë thënë diçka në lidhje me banorët kanë marrë ofendime, mallkime dhe kërcënime.

E jo vetëm kaq, pasi fansat e njërit banor ofendojnë dhe fansat e banorëve të tjerë. Por, ata mallkojnë edhe vetë banorët që janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është shumë e madhe./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE FITUESI I BIG BROTHER JU INTERESON SHQIPTARËVE MË SHUMË SE KUSH FITON BASHKITË?

Nga Kreshnik Spahiu

Dje rrugët e Shqipërisë ishin bosh….

Qetësia dhe mungesa e njerëzve nëpër rrugë të kthenin në retrospektivën e Pandemisë dhe gjendjes jashtëzakonshme.

Pak makina, pak njerëz. Qyteti ngjante i vdekur, por gjallëronte brenda çdo shtëpie.

Dje ishte e shtunë dhe të gjithë ishin ngulur para ekranit të televizorit për të parë kush do eliminohej nga Big Brother.

Në çdo kafene apo restorant gjatë javës debatohet mbi Oltën dhe Luizin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult