Ka kohë një varg më vie në mendje
Por nuk zë vend
Si shtizë shigjete…
Më i lënduar nuk bëhem!
Vjeshta u mbulua nga lotët
Që derdhen nga letrat e mia
T’shumëta, t’pafundme
Si gjethe që bien…
Strehët qajnë!
Më lënduar nuk bëhem…
Një varg më vie në mendje
Si shtizë shigjete!