Akademia e studimeve albanologjike po shkon drejt shkrirjes. Alarmin e kanë dhënë vetë studiuesit pasi janë njohur me projektvendimin për mbylljen e Akademisë dhe riogranizimin e instituteve.
Sipas tyre, kjo nismë bie ndesh me ligjin e Arsimit të Lartë dhe se bëhet për interesat e kryetarit të Skënder Gjinushi.
Albanologët thonë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.
“Shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe për më tepër sot, të së vetmes Akademi Albanologjike. Konkretisht ASA nuk është njoftuar për këtë Projektvendim. Dhe së dyti, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, është Senati i ASA-s, i vetmi institucion që duhet të shprehet për fatin juridik të ASA-s. Deklarojmë se Senati vijimisht si dhe sot, është shprehur dhe shprehet kundër mbylljes së ASA-s.
Mbyllja e ASA-s shkakton pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ky institucion është palë si IAL, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë. Shuhen Institutet duke i shndërruar ato në njësi kërkimore, që sipas nenit 19 të ligjit për Akademinë e Shkencave, janë ose njësi dyvjeçare ose afatgjata. Pra, janë me kohë të kufizuar.
Vendosjen nën kontroll të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë, pasi që struktura organizative e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), është krejtësisht e centralizuar në duar të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ndërpret karrierën e afro 100 studiueve, pasiqë Ligji për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019 nuk parashikon në asnjë klauzolë as procedurën e punësimit në Akademinë e Shkencave, e jo më vijimin e karrierës akademike.
Ndërpret studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s. Referimi te neni 19, është i pabazë kur bëhet me propozim nga MAS, pasi ky nen nuk parashikon të merret si referencë ligjore nga një institucion jashtë Akademisë së Shkencave”, thuhet në reagimin e tyre.
Ato e kanë cilësuar nismën si një akt të rëndë antikombëtar.
“Konstatojmë se ky Projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019.
Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike. Me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj” përfundon deklarata./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
SKËNDER GJINUSHI: SHKENCA KA MBETUR NË HIJE KËTO 30 VITE. AKADEMIA KA TRI PROJEKTE PËR ALBANOLOGJINË, MES TYRE EDHE FJALORI I MADH
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se janë shtuar komisionet dhe njësitë e kërkim-studimit në Akademi. Ai tha se janë pesë njësi të tilla. Këto njësi kanë një rol nxitës për kërkime.
Kreu i Akademisë së Shkencave, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ foli për projektet dhe vështirësitë e kësaj akademie.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult