Deri në vdekjen e tij, Albert Ajnshtajn ishte në kërkim të një teorie të thjeshtë dhe kohezive që mund të shpjegonte hapësirën dhe kohën.
Pragmatik dhe i disiplinuar në punën e tij, ai nuk ishte aspak kështu në jetën e tij personale. Në fakt, ai ishte i rrëmujshëm.
Ajnshtajni ishte martuar dy herë, së pari me ish-studenten e tij Mileva Maric, dhe më pas me kushërirën e tij Elsa.
Martesat e tij qenë të mbushura me tradhëti, bashkë me gra që kërkonin dhurata prej tij.
Në letrat e tij, Ajnshtajni shprehte mjerimin që përjetoi në martesën e tij të parë. Ai e kishte përshkruar Milevën si një grua të dëshpëruar dhe xheloze.
Nga të dy djemtë që kishte me të, ai madje kishte pranuar se do të kish dashur që djali i tij më i vogël Eduard, i cili vuante nga skizofreni, të mos kishte lindur kurrë.
Biografët e kanë përdorur një korrespondencë të tillë për të përshkruar Ajnshtajnin si një bashkëshort dhe baba të ftohtë dhe të egër.
Por në vitin 2006, nxjerrja e afro 1.400 letrave më parë të panjohura të shkencëtarit, ofroi një pamje më të mirë të marrëdhënieve të tij me gratë dhe familjen.
Në letrat më të fundit, u pa se Ajnshtajni kish ndjerë shumë dhembshuri dhe ndjeshmëri për gruan e tij të parë dhe fëmijët e tyre. Kjo kishte ndodhur duke ofruar një pjesë të fitimeve të çmimit Nobel të Paqes 1921, për t’i mbështetur ato.
Për djalin e tij Eduard, Ajnshtajni shkruante se sa shumë i pëlqente të merrte poezitë dhe fotografitë e tij: “Më i rafinuari nga djemtë e mi, ai që e konsideroja me të vërtetë natyrë si e imja, u kap nga një sëmundje e pashërueshme mendore”.
Sa i përket martesës së tij të dytë, Ajnshtajni me sa duket i fliste marrëdhënies që kishte me Elsën. Ai e mbante atë të informuar për udhëtimet dhe mendimet e tij.
“Leksionet e mia këtu … tashmë i kam lënë pas … Ky kuartet mëngjesi – shumë i bukur, si kohët e vjetra”, shkruante ai në vitin 1921.
“Violina e parë luhet nga një i ri 80 vjeçar! Shumë shpejt do të më vijë në majë të hundës me relativitetin. Edhe një gjë e tillë zbehet, kur je shumë i përfshirë me të”.
Për arsyet e saj, Elsa qëndroi me Ajnshtajnin, pavarësisht nga të metat e tij. Ajo i shpjegoi pikëpamjet e saj për të në një letër: “Një gjeni i tillë duhet të jetë i patolerueshëm në çdo aspekt.
Por, natyra nuk sillet në këtë mënyrë, kur ajo jep me tepri, edhe merr me tepri”.
Por nuk do të thotë që Ajnshtajni nuk kishte vetëdije për dështimet e tij personale. Duke i shkruajtur një zotërie të ri në moshë, shkencëtari e pranonte këtë. “Ajo që unë admiroj tek babai juaj është se, për gjithë jetën, ai qëndroi me vetëm një grua.
Ky është një projekt në të cilin kam dështuar rëndë, dy herë”.
Pavarësisht gjithë gjenialitetit të përjetësuar të Ajnshtajnit, jeta e tij dashurore tregon se ai ishte një “vdekatar” si gjithë të tjerët./ ObserverKult
Lexo edhe:
ALBERT AJNSHTAJN UA NXORRI GJUHËN FOTOGRAFËVE, JA CILA ËSHTË HISTORIA E FOTOS?!
Sigurisht që e keni parë fotografinë e pazakonshme të fizikanit të shquar Albert Ajnshtajn. Pra, fotografinë me gjuhën jashtë.
Këtu nuk bëhet fjalë për montim, fotografia është autentike.
Por, si u krijua kjo fotografi, cila është historia e saj?
Miqtë dhe kolegët e fizikanit kishin organizuar një festë më 14 mars 1951 në klubin Prinston. Festë me rastin e 72-vjetorit të lindjes së tij.
Në këtë festë erdhën shumë të ftuar. Miq të tij, fotoreporter dhe media.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult