Albert Kamy: E zbulova se brenda meje ishte një dashuri e pamposhtur…

Nga Albert Kamy:

“Në mes të urr ejtjes, e zbulova se brenda meje ishte një dashuri e pamposhtur.
Në mes të lotëve, e zbulova se brenda meje ishte një buzëqeshje e pamposhtur.
Në mes të kaosit, e zbulova se brenda meje qëndron një qetësi e pamposhtur.
Përmes gjithë këtyre, e kuptova se… në mes të dimrit, brenda meje qëndron një verë e pamposhtur.
Dhe kjo më bën të lumtur, sepse pavarësisht se sa fuqishëm bota shtyn kundër meje, brenda meje, ekziston diçka më e fortë – diçka më e mirë, që e shtyn të eci përpara”

ObserverKult


LEXO EDHE:


E BIJA FLET PËR KAMYNË: NA EDUKOI ME NDJENJËN E NDERSHMËRISË, TË RESPEKTIT PËR TË TJERË…

E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj…

Vendi ku prehet Albert Camus, pranë bashkëshortes së tij Francine, ndodhet në fund të varrezës së vogël në Lourmarin. Është një masiv prej guri të ashpër, me një oleandër në qendër dhe disa mesazhe nga adhuruesit e tij, ku i fundit është shkruar nga këngëtarja Patti Smith e cila pak kohë më parë i bëri homazhe intelektualit francez.

“Na vizitoi edhe në shtëpi, ku u mbyll në studio duke shfletuar dorëshkrimin e “Njeriu i parë”. Kur doli, qante”, – tregon Catherine Camus, e bija 74-vjeçare e Albert Camus. Prej 30 vitesh, ajo kujdeset për veprën e të atit.

Pas disa ditëve do të përkujtohet gjashtëdhjetë vjetori i vdekjes së babait tuaj. Ç’kuptim ka për ju?

Përkujtimoret më mërzisin. Deri në korrik, madje as që i mendoja. Më pas filluan telefonatat, ftesat, propozimet për intervista. Ju gazetarët i adhuroni përvjetorët. Çfarë doni t’ju them? Për mua, babai im ka vdekur çdo ditë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU