Koreografi Albi Nako ka treguar për emisionin “Shqipëria Live” sesi e kujton miken e tij të fëmijërisë, Hueyda El Saied, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm.
“Ishte tamam një martë e zezë. Lajmi i parë ishte tragjedia e autobusit dhe më pas i Hueyda-s. Mu ça stomaku në dysh kur mora vesh ndarjen nga jeta të saj”, tha Nako.
Ky i fundit tregoi gjithashtu edhe bisedën e fundit që ka pasur me artisten në prill të këtij viti, ku në një farë mënyre i ka lënë të kuptohet se është e sëmurë, por nuk ia ka thënë.
“Në muajin prill të këtij viti kam pasur bisedën e fundit në “Instagram”. Më bëri një koment për një status tim dhe më tha “zemër sa të vij në Tiranë do sjell djalin aty, se janë të shkëlqyer ato fëmijë”. Por kismet se do jetë edhe e fundit.
“E pyes pse çfarë ka dhe e anashkaloi këtë. Unë duke insistuar, ajo thotë probleme. Unë thashë do ketë një problem, por mendova se kalimtar dhe momental. Në një video më pas të publikuar nga ajo nuk shikova me freskinë e saj, por të vrarë në portret.
“Do kenë qenë muajt që ka pasur probleme me sëmundjen”, e cila asaj vajze të mrekullueshme i mori jetën, tha koreografi. Ai shtoi se Hueyda nuk ka pasur një jetë të lehtë, e ka pasur të vështirë, por gjithmonë ka qenë shumë e buzëqeshur.
“Ka ditur gjithmonë që ta përballonte jetën dhe u është përgjigjur me buzëqeshje dhe pozitivitet vëstirësive. Ka qenë shumë solare. E karakterizonte një humor. Ajo thoshte ‘jeta është e shkurtër, ne jemi kalimtar dhe duhet ti përgjigjemi me buzëqeshje”, vijoi Albi.
———————————–
LEXO EDHE: KUSH ISHTE HUEYDA EL SAIED, ARTISTJA QË SOT NDËRROI JETË
Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Saied.
Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila, ia mbylli përgjithmonë sytë këtë mëngjes në një spital në Lukskemburg.
Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.
Veçse balerinë, 46-vjeçarja njihej si këngëtare e piktore.
Po kush ishte Hueyda El Saied:
Hueyda El Saied është këngëtare e njohur. Ajo ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj është nga Sudani.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU