Albin Kurti: Do të kujdesemi që vepra e Rexhep Ferrit të studiohet nga gjeneratat e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar piktorin, profesorin dhe shkrimtarin Rexhep Ferri si një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës.

Teksa ka përmendur biografinë e Ferrit, Kurti ka thënë se “do të kujdesemi që vepra e tij të dokumentohet, mbrohet dhe të njihet e studiohet nga gjeneratat e reja”.

“Kontributet e tij si pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë lënë një trashëgimi të pasur artistike dhe edukative. Kosova humbi familjarin e dashur, Akademikun, Profesorin, shokun, kolegun dhe një nga figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës. Do të kujdesemi që vepra e tij të dokumentohet, të mbrohet dhe të njihet e studiohet nga gjeneratat e reja”, ka shkruar Kurti.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me të. Le ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit”, ka shkruar ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIM PREKËS PËR REXHEP FERRIN: DO T’I MUNGOJË PRISHTINËS…