Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, kanë vizituar së fundmi Galerinë Kombëtare të Kosovës për të parë nga afër ekspozitën retrospektive të artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.
Në ekspozitë janë të përfshira vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjelosh Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit.
Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Ekspozita që po vizitohet çdo ditë edhe nga artdashës, është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe është e hapur për publikun deri më 7 korrik.
ObserverKult
Lexo edhe:
HAPET EKSPOZITA RETROSPEKTIVE E ARTISTIT TË NDJERË, GJELOSH GJOKAJ
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita retrospektivë e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj, e titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.
Kjo ekspozitë, e organizuar për nder të 90-vjetorit të lindjes së artistit, përfshinë vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.
“Kjo retrospektivë përfshin vepra të punuara me teknika të ndryshme dhe me shumë mjeshtëri, duke i sistemuar ato nëpër cikle e tematika të veçanta, simbolizmi sintetik, metafizika, robotët, kokat, torzotë, e deri te cikle të ndryshme të pikturave abstrakte”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherësh edhe ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ai i Malit të Zi, Bernard Çobaj, i Shqipërisë Petrit Malaj, kuratori Shkëlzen Maliqi, krijues të artit dhe artdashës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult