Ka ndërruar jetë ikona e Ansamblit “Rugova”, Kapllan Nikqi. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime gjithë familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për ikjen nga kjo jetë të malësorit shallëbardhë, Kapllan Nikqi.
“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikqi”, ka shkruar Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kurti për të ndjerin Nikqi tha se ishte figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA, KAPLLAN NIKQI
Pjesëtari i Ansamblit Folklorik Autokton ”Rugova”, Kapllan Nikqi, është ndarë nga jeta.
Nikqi me zërin e tij dhe me pamjen prej një malësori, njihet si bartës i kulturës dhe traditës, duke qenë aktivist artistik për vite në Ansamblin Folklorik Autokton ”Rugova”.
Qëllimi i ansamblit, në të cilin ishte pjesë, ishte të ringjallin dhe të forcojnë vlerat kulturore kombëtare dhe traditat e këngës së folklorit rugovas.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult