Albin Kurti me ministra në Tiranë për të marrë pjesë në homazhet dhe ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë sot në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kështu njoftoi zyra e tij për media.

Ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare, mbahet në Tiranë në orën 11:30.

Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRCILLET SOT PËR NË BANESËN E FUNDIT KOLOSI I LETRAVE SHQIPE, HOMAZHE PUBLIKE DHE CEREMONI SHTETËRORE NË NDER TË ISMAIL KADARESË