Albin Kurti: Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore

Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të Mirush Kabashit të lojës dhe të skenës.

Kryeministri Kurti tha se Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe.

I ndjeri Kabashi i lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.

“Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i kryeministrit, Albin Kurti:

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.

Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe.

Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis.

Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.
Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!

ObserverKult


Lexo edhe:

DO TË MBESIM T’RINJ, POEZI NGA ENVER GJERQEKU

Poezi nga Enver Gjerqeku

Do ia kthej atë peng me një zog në dorë,
Sa herë një pranverë ta mbyll n’zemrën time,
Sa herë trëndafili t’i çelë në udhtime-
Mikut tim të mirë- n’krye pa kurorë.

Pengu im i vjeshtës – lule skalitur,
Mbi një rrasë mermeri një jetë e paepur,
Që në shembllen në flakë në një kohë të tretur,
Ngelu shkëmb n’cikole me sy t’pavenitur.

Po ia kthej shumë lule vatrës sime t’mbarë,
Që me to t’skalisë vet’llen e blozuar.
Ndjesë tash jeta ime s’ka për të kërkuar.

Mëshira brymë mbi lule, kafshatë për mëkatarë.
Me ball t’hapur n’ag, një peng lindi n’dorë’
Një gjerrdan prej këngësh n’zemër lidhë kurorë.

*

Po shndërrohet stina në një luledielli.
Muzgu ka zënë rrënjë mu në këmbën time.
Do të mbesim t’rinj, por me koka t’thime,
Me një dorë në dimër, tjetrën n’lule prilli.

Mjellma e plagosur këngën s’e mbaroi-
Në flatrim t’përgjaku ra një pendë e zeze;
Zogu im i kaltër, që në zjarr është ndezë,
Paska rënë viktimë e stinës që kaloi.

Mbi pullaz t’vetmuar qenka kthyer lejleku
Dhe një buzagaz që kaplon shtëpinë.
Një dorë e paftuar ma dhuroi shkëndinë…

Me fat atij miku, që pragun ma preku,
Do ia kthej peng një zog në dorë-
Një gjerdan prej këngës n’zemër lidhë kurorë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult