Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së fundmi ishte në Teatrin “Dodona” për të ndjekur shfaqjen franceze “B+B=BB”, e cila po shfaqet në kuadër të hapjes së javës së Frankofonisë “ATMOSPHERES”.
Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale vet kryeministri Kurti.
Me këtë rast, Kurti tha se edhe njëherë lidhja jonë me Francën dëshmohet fuqishëm dhe ngjarje kulturore si kjo krijojnë ura të reja në mes të skenave, institucioneve dhe komuniteteve tona të përbashkëta artistike.
Cécile Beaudoux autore dhe aktore, Jean-Marie Lecoq autor dhe regjisor si dhe Tristan Garnier aktor, përbënin një trio që me nivel të lartë artistik, për një orë e gjysmë pandërprerë na bënë të mendoheshin gëzueshëm dhe të argëtoheshim mendueshëm teksa kishim festë të vërtetë për sytë dhe veshët tanë nga loja e bukur, këngët e dashura dhe teksti lucid.
Cécile Beaudoux përshkon trajektoren e historisë moderne të artit e kulturës franceze nga Godard e deri te Gainsbourg, nga fryma revolucionare franceze te presidenti i famshëm De Gaulle.
Kënga dhe narracioni përcollën në publik jetën dhe sensin lirik shpirtëror të aktores ikonike Brigitte Bardot. B+B=BB, pra në art e histori shuma është shumëzim!
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBIN KURTI URON PËR 8 MARS: DO TË VAZHDOJMË MBËSHTETJEN NDAJ GRAVE…
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti , me rastin e festës së 8 Marsit ka uruar të gjitha gratë.
Kurti në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, me slloganin “Bashkë për Barazi” tha se e kanë treguar edhe më herët por po e tregojnë edhe tash gjatë qeverisjes me punë përkrahjen ndaj grave.
“Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë, politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tashmë s’ka dyshime më se këto dyja mund të ecin vetëm bashkë, ky është edhe shteti për të cilin punojmë për çdo ditë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ARBËR AHMETAJ: ISH-TË DASHURAVE TË MIA TË DASHURA
Jua harrova emrat
mbiemrat ndoshta i keni ndryshuar tani
jua harrova edhe ngjyrën e syve
të flokëve po se po
ka bojëra tani dhe floktore kudo
Jua harrova adresat
numra telefoni s’kishit atë kohë
Facebook e facetime jo e jo
Mbanit përparëse shkolle e bishtaleca
fjongo, jaka e bluza të bardha
të brendëshme pambuku
e mbajtëse gjinjësh të thjeshta
Kishit erë të mirë vajzërishte
dhe skuqje faqesh
lule nën lëkurë
druajtje lastarësh që tremben
nga pasqyrimi mbi ujë
Jua harrova nishanet,
dhe shenjat e akneve
ditët e ciklit
dhe ngjyrën e pushit
mbi kodrinën përvëluese.
Por mbaj mend veç shijen e buzëve
dhe rrezimin e kurmit tuaj
diellin, yjet, hënën e trupat qiellore
që silleshin rreth shtratit tonë
frikën nga bebet
dhe atë të kthimit vonë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult