Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar aktorin Luran Ahmeti, i cili vdiq nga COVID-19.
Ai tha se ka pas fatin ta takojë në teatër, më saktësisht në shfaqjen “Vdekja e Dantonit” dhe jashtë teatrit.
“Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vdekja e Dantonit”. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit. Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën. E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë”.
Shefi i qeverisë kosovare tha se “do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera”.
“Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurtë se do t’i rikthehej Robespierit. Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”. Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të shumtë të Luranit”.