Albin Kurti tregon për investimet në trashëgimi kulturore/ “Punët nuk po ndalen…”

Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për investimet që janë bërë në trashëgimi kulturore.

“Punët nuk po ndalen. Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”.

”Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm. Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen”, shkroi Kurti.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI DHE HAJRULLA ÇEKU VIZITOJNË KOMPOZITORIN, AKIL KOCI: “KËNAQËSI T’I DËGJOSH KUJTIMET E TIJ…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së fundmi kanë qenë në konakun e kompozitorit të njohur shqiptar, Akil Koci.

Çeku përmes një postimi dhe disa fotografive në Facebook tha se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

ALBIN KURTI: VEPRA E MALCOLMIT NDIHMOI PËR TË VËRTETËN HISTORIKE PËR KOSOVËN

Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.

Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU