Albin Kurti uron për 8 Mars: Do të vazhdojmë mbështetjen ndaj grave…

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti , me rastin e festës së 8 Marsit ka uruar të gjitha gratë.

Kurti në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, me slloganin “Bashkë për Barazi” tha se e kanë treguar edhe më herët por po e tregojnë edhe tash gjatë qeverisjes me punë përkrahjen ndaj grave.

“Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë, politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike sepse tashmë s’ka dyshime më se këto dyja mund të ecin vetëm bashkë, ky është edhe shteti për të cilin punojmë për çdo ditë. Demokratë po por edhe feministë gjithsesi. Këtë e dëshmojmë edhe ne me politikat tona dhe me gatishmërinë që t’i pasurojmë përditë ato.

Kemi thënë edhe më parë dhe po e tregojmë çdo ditë, në secilin dikaster kemi ndërmarr masën e përmirësimit dhe lehtësimin e jetës dhe përvojave të vajzave dhe grave. Me shtesat, me bursat, me grantet, me vaksinat, me xhirollogaritë, me masat për punësim, me dënime për dhunuesit, me inkurajime për gratë…”, deklaroi Kurti.

Më tej Kurti tha se po qeverisin me parime social-demokrate dhe ashtu siç kanë premtuar qasja ka qenë e tillë dhe në respekt me politikat e tyre në mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Qeverisja është shërbim demokratik para se gjithash e mbi të gjitha për ato dhe ata të cilat i kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura. Në qeverisim me parime social-demokrate dhe ashtu siç kemi premtuar qasja jonë ka qenë e tillë edhe në respekt me politikat tona në mbështetjen e qytetarëve të Republikës”, tha Kurti, derisa ka ritheksuar se mbështetja ndaj grave do të vazhdojë.

ObserverKult


arjola zadrima:

Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: KAM ME MËSUE ME DASHTË VETEN MA FORT SE DJE…

Nëse do të më kishte shkrue
ndonji ditë veç, si ke ndje,
unë do të kisha kthye përgjigje çdo ditë
edhe pa më pytë.
Do ta kisha zgjue diellin veç me e pa ftyrën tande
tuj shndritë,
kishe me të dediku vargje në mes të natës.
A ndoshta në mes të natës
me të zgjue me njëmijë puthje.
Por tash nuk themi asgja,
dhe unë nuk andrroj ma
si me të ba të lumtun,
mësova më i përngja egos tande.
Jam lodhë, nga njerëzit, që presin
gjithçka e më shohin me zemër bosh,
jam lodhë prej dashnisë
syve të akullt,
prej frikës se po të humb, në mos sot ,nesër.
Ndaj hoqa dorë, prej një vehte të vjetër,
prej zakonit me dashtë edhe verbër
edhe vetëm.
Tash i ngjaj atij qiellit të vranët,
që kur shfryn dufin e reve
pasqyron kohë të kthjellët.
Dhe unë nesër kur të zgjohem
kam me mësue me dashtë veten

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult