Pesë vjet pas ndarjes nga jeta të Prince-t, po del një album i ri i muzikës së tij të papublikuar më parë.
Prince Estate dhe Legacy Recordings, një division i Sony Music Entertainment, njoftuan këtë të enjte datën e publikimit të albumit Prince 2010, “Welcome 2 America”.
Ajo përshkruhet si “një deklaratë e fuqishme krijuese që dokumenton shqetësime. Shpresat dhe vizionet e Prince-t për një shoqëri në zhvendosje, duke paralajmëruar paraprakisht një epokë të ndarjes politike. Dezinformimit dhe një beteje të rinovuar për drejtësinë racore”.
Artisti ndërroi jetë në prill të vitit 2016-të
Titulli i albumit, “Welcome 2 America”, po transmetohet tani në disa platforma, përfshirë Spotify dhe Apple Music.
Artisti ndërroi jetë në prill të vitit 2016-të pasi mbidozoi aksidentalisht fentanilin opioid.
Menjëherë pasi përfundoi albumin “Welcome 2 America” të vitit 2010, Prince filloi një turne. Me të njëjtin emër që përfshinte shfaqje të shumta në disa qytete të SHBA.
Ai e mbylli atë me “21 Nite Stand” në Forumin në Inglewood, California. transmeton ‘lapis.al’.
“Welcome 2 America” do të publikohet më 30 korrik.