Aleksandër Gjoka ndihet keq gjatë koncertit, dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtari i njohur i muzikës rock, Aleksandër Gjoka, është ndjerë keq në skenë ndërkohë që po këndonte në natën e dytë të Festës së Miqësisë në qytetin e Beratit.

Sipas “News 24” këngëtari ishte duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Menjëherë pranë pedonales së qytetit, ku ishte vendosur skena, ka mbërritur ambulanca që ka transportuar këngëtarin në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije për “News 24” se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

LEXO EDHE: I dënuar me arrest shtëpie/ Rrëfehet Aleksandër Gjoka: Po e shijoj, është shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës