Më 23 mars 1935, u nda nga jeta aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e ka kujtuar, kohë më parë, aktorin Moisiu derisa përmes rrjeteve sociale ka sjell dokumente ku paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij, foto nga rolet e luajtura dhe dokumentin e akordimit të shtetësisë.
Në skenën gjermanishtfolëse, do të mishëronte mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë evropiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e Burgtheatër.
Në vijim, u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Evropës dhe të Amerikës Veriore.
Pjesë e repertorit të tij interpretues qenë edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland”), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Moisiu do mund të depërtonte edhe në zhanrin e kinematografisë, ku përgjatë 1910-1935, mori pjesë në 10 produksione filmash, 8 prej të cilëve ishin pa zë.
Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arberëshe, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi të plotësonte vullnetin e tij të fundit.
Në dokumente paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij, foto nga rolet e luajtura dhe dokumenti i akordimit të shtetësisë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALEKSANDËR MOISIU, INTERPRETUESI I SHPIRTRAVE TË MËDHENJ
“Radiocorriere” ka botuar, më 6 qershor 1936, në faqen n°42, homazhin ekskluziv të aktores italiane Wanda Capodaglio-Campo për Aleksandër Moisiun, me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes se talentit me origjinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë për publikun shqiptar:
Moisiu nga Wanda Capodaglio-Campo
Burimi : Radiocorriere, 6 qershor 1936, f.42
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NDRE MJEDA: ANDRRA E JETËS (TRINA)
I
Molla t’kputuna nji deget,
dy qershia lidhë n’nji rrfanë,
ku fillojnë kufijt’ e Geget,
rrijnë dy çika me nji nanë.
Kreskë e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me çetinë,
plepa t’but’ e qiparisa
mbëlojnë e veshin at’ ledinë.
S’ushton mali prej baktie,
s’fryn murrlani me duhi;
paq i kthelltë prej perendie,
paq prej njerit e qeti.
Gurra e lugut veç ushtonte
si lahutë me kangë kreshnike;
e ndër pemë bylbyli këndonte
valle dasmet e fisnike.
Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,
ushto, gurrë trimneshë, n’shkambije;
bulk i natës kungallë, qi talle
nëpër gemba e për lamie,
këndoni, këndoni. Veç prej stanit
t’ardhmen Trina mbramje n’shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t’deles nanë keni me ndi.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult