Me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”
Kujtojmë, se shqipja filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme.
U shkrua dhe me shkronja greke, e edhe me alfabetin turko-arab pas pushtimit turk.
Pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar.
Përpjekje tjetër ishte ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar. Që në fillimet e lëvizjes për çlirim, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të, nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar.
Me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.
Ky botim, ishte veprimtaria më e rëndësishme e patriotëve shqiptarë të Stambollit.
Më 12 tetor 1879 ata themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”.
Kjo shoqëri kulturore kishte synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe, ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar.
Me alfabetin u plotësua një kërkesë bazë për përhapjen e propagandës atdhetare që i hapte rrugë botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.
Vetëm me Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor 1908, çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht, me hartimin e një alfabet të ri me shkronja latine – alfabeti që përdorim edhe sot e kësaj dite/konica.al
ObserverKult
Lexo edhe: