Alfred Halilaj: Dashuria ç’është?

Poezi nga Alfred Halilaj

Në mos qoftë një lartësim i harkuar në qiell?
A mund të jetë një kërcim pa fjalë në tokë?
Mes shtigjesh shpirtrash që shkëlqejnë,
Nën melodinë e puthjes së dhënë nën diell!

Në mos qoftë një pikëkohë në jetë?
A mund të jetë një ndalesë e beftë?
Përballë rrugësh kryqëzuar me ndjenja,
Kur thyhet, ngjitet dhe ndalet zemra!

Në mos qoftë një puthje e butë ngjizur në buzë?
A mund të jetë një drithje trupi e pakapshme?
Nga mendimet e zakonshme që bluan mendja,
Në thellësitë e rrahjeve që shuan zemra!

ObserverKult


Lexo edhe:

ALFRED HALILAJ: KUR SHPIRTI MË TRAZOHET …

E nuk e mban dot trupi im,
Ti mbron me forcë dhe hapesh,
Bëhesh strehë e shpirtit tim!

Në gjeografinë e trupit tënd,
Buzët janë ishulli ky zhytem,
Pikëtakohem hepohem në atë vend,
Frymë marr lirisht sa herë që mbytem!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult